Vdes një person nga sherri me thika në mes të Korçës
Një person ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme në Korçë si pasojë e një sherri me thika.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 7 në qendër të qytetit, ndërsa deri tani nuk bëhen me dije as identiteti i viktimës dhe as motivet e sherrit.
Ai po kthehej për në banesë. Nuk dihen detaje të tjera për momentin, por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 23.04.2020, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 7, në rrethana ende të paqarta është goditur me mjet prerës shtetasi P. T., rreth 67 vjeç, banues në Korçë, i cili pas mbërritjes në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



