Mbledhja e Këshillit Bashkiak u shoqërua me debat të ashpër mes kryetarit të këshillit Aldrin Dalipi, nënkryetari Abaz Hado dhe këshilltares së LSI-së Ira Vejsiu.
Vejsiu deklaron se Veliaj donte t’u jepte në administrim OJF-ve në bibliotekat e lagjeve.
‘Sot ne mbledhjen e rradhes te Keshillit Bashkiak kryetari i bashkise Erion Veliaj nder te tjera kishte sjelle nje projekt vendim qe bibliotekat e lagjeve te merreshin ne administrim nga OJF te ndryshme. Kjo ishte hapur nje afere per te favorizuar klientet dhe oligarket prane kryetarit te Bashkise ne kurriz te qytetareve.
Votat e LSI dhe PD qe ishin totalisht kunder bllokuan kete vendim duke e rrezuar. Me kete rast i bejme thirrje kryetarit te Bashkise z. Veliaj qe te heqe dore nga metodat klienteliste ne dem te banoreve te Tiranes si dhe garantojme qytetaret qe vota qe na kane besuar e konvertuar ne mandat keshilltari, do te jete ne cdo rast vetem ne interesin e tyre legjitim dhe jo te oligarkeve dhe klienteve!’, shkruan Vejsiu.



