Veliaj, hajdutë e vrasës kundër opozitës

Nga Basir Çollaku

Më thuaj me kë rri të të them se kush je thotë urtia e moçme. Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka ngritur soj e sorollop vendas dhe të huaj të mbrojë fundshpinën nga burgu.

Nuk kursen së përdoruri kriminelë. Drejtorët e Bashkisë së Tiranës janë në qeli për dhjetëra e qindra milionë euro grabitje, parash publike, e të tjerë në prag arresti e kanë nxjerrë nga binarët pushtetarin e shumë dosjeve mafioze në SPAK. Kur Rama ia ka hequr spinën, ai gurret ekraneve e ambasadave për të marrë ca racione oksigjen para kafazit.

Protesta e opozitës e ka çakërdisur të pandehurin publik të vonuarin e akuzës zyrtare.

Emri i tij skuqet fashikujve hetimorë

Nga vrasja e të miturit Ardit Gjoklaj në Sharrë

Te tenderi palmave dhe pishavr 6, 3 milionë lekë një fidan

Te shembja e Teatrit Kombëtar

Dosja e Antimafias italiane për ndërtimet e kullave të Ndranghetas në kryeqytet.

Kryevjedhja 1 miliardëshe e inceneratorëve

Plaçkitja me banesat sociale nga ndërtuesit

Rindërtimet nga tërmeti

Tenderat elektoralë të rrugëve

Dosja masakër 5D 30 milionë dollarë

Vrasës kundër PROTESTUESVE

Vrasës ushtarë bashkiakë kundër opozitës!?

Kjo është më shumë se krim.

Belind Këlliçi ka nxjerrë foton e një kanosësi e dhunuesi të protestuesve demokratë. Gjithë soji i tij ishin punësuar në administratë dhe Bashki.

Kolegu Telnis Skuqi sjell fakt tronditës.

I identifikuari është Ervin Zela. Një i dënuar në Itali me vendim të formës së prerë me 12 vjet për vrasjen e një biznesmeni. Ky vrasës sorollatet mes protestuesve duke kanosur e dhunuar të rinjtë demokratë. Vrasësi real është shefi i tij, ai mbyllur me hajdutët vartës brenda bashkisë…

Vrasësit brenda e jashtë bashkisë e kanë vendin në qeli.

Protesta duhet radikalizuar nëse institucionet heshtin.

Publikuar nga Publik Media