Veliaj i jep tokën e bashkisë 4 kompanive për pallate, do të marrë 40% të ndërtimit në këmbim
Bashkia e Tiranës në mbledhjen ardhshme pritet të miratojë një vendim ku katër kompanive ndërtimesh do t’u kalojë disa pasuri të paluajtshme. Këto të fundit janë në pronësi të vetë bashkisë.
Kompanitë që do të përfitojnë nga ky vendim janë “Startek” “Milo 2000”, “M. Petrela” dhe “Arlis Ndërtim”, shkruan Monitor.
Për përcaktimin e procedurës për negocimin me zhvilluesit privat që shprehin interesin që të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës nëpërmjet marrëveshjes për pronat në pronësi të saj”, i jep të drejtë Bashkisë që në cilësinë e pronarit të sipërfaqeve të caktuara të parcelave, mund të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me palë private që janë duke zhvilluar ose do të zhvillojnë parcelat kufitare, duke vlerësuar sipas rastit shkëmbimin apo një tjetër transaksion në lidhje me të drejtën e zhvillimit të kësaj prone, duke mbajtur parasysh në çdo rast ruajtjen dhe garantimin e interesit publik, ruajtjen dhe rritjen e vlerës ekonomike të pronës sipas parimit të dobishmërisë më të madhe publike.
Nga katër kompanitë, bashkia ka dhënë detaje vetëm për marrëveshjen me “Startek”Bëhet fjalë për një sipërfaqje rreth 1400 metra katrorë që ndodhet në Rrugën e Kavajës
Gjithashtu kjo kompani, ka lidhur kontratë sipërmarrjeje më 4 maj të 2017-ës me pronarët e një pasurie të paluajtshme prej 682 metra katrorë, që ndodhet në kufi me pasuritë e bashkisë, ku do të ndërtohen godina banimi dhe shërbimesh, duke e çuar sipërfaqjen totale në 2000 metra. Në tërësi godina pritet të ketë banesa, njësi tregtare dhe një kat parkim nëntokë.
Në relacion thuhet:
Për sa më sipër nga përfshirja e trojeve të Bashkisë Tiranë, sipërpërmendur, për t’u bashkëzhvilluar me trojet private, me masën e propozuar nga komisioni i negocimit sipas përqindjes së dakortësuar prej 40% të sipërfaqes totale ndërtimore që do të përftohet nga përfshirja e këtyre parcelave në zhvillim, mund të përfitohen sipërfaqe të konsiderueshme si pjesë takuese për Bashkisë Tiranë, të cilat mund të përdoren për nevoja publike si kopësht ose çerdhe ose ambiente të tjera të nevojshme për Bashkinë Tiranë sipas nevojave dhe për strehim social.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



