Veliaj kandidati i PS për zgjedhjet lokale? Balla: E ka justifikuar besimin e Ramës dhe….
Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së, ka vlerësuar pozitivisht punën e Erjon Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës.
I pyetur në emisionin “5 Pyetjet”, nëse PS do të rikandidojë Veliajn për një mandat të dytë, Balla nuk iu përgjigj drejtpërdrejtë pyetjes, por tha se Veliaj e ka justifikuar besimin e PS-së, kryeministrit Rama dhe votuesve.
“Dua t’iu them shumë qartë që ne kemi disa kritere vlerësimi dhe i kemi përcaktuar e bërë publike sa herë që kryesia e PS mblidhet për të dalë më pas me vendimin për kandidatët për kryetarët e 61 bashkive bëhet një vlerësim. Për ata që janë në detyrë bëhet një vlerësim i performancës, ndërkohë që edhe për ata që vijnë nga pozicione të tjera bëhet një vlerësim e performancës dhe i vlerësimit që ka publiku, votuesi i zonës përkatëse për të. Veliaj meriton gjithë respektin jo vetëm të socialistëve por edhe qytetarëve për një super-sukses në mandatin e parë. Veliaj e ka justifikuar jo vetëm besimin e PS, besimin e Ramës por edhe të atyre që e kanë votuar”, tha Balla.
***
Dekreti i munguar për ministrat e rinj/ Prognoza e Ballës: E njoh Presidentin, jam i bindur se…
Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, është shprehur i bindur se Presidenti Ilir Meta do të dekretojë “brenda pak ditës” ministrat e rinj të cilët ende nuk kanë marrë “OK” nga kreu i shtetit.
Duke bërë një interpretim të Kushtetutës, Balla tha dekretimi i ministrave të rinj është rruga kushtetuese.
“Nuk e besoj se Presidenti do ta shkelë Kushtetutën. Mendoj dhe jam i bindur për aq sa e njoh presidentin. Presidenti nuk e shkel kurrë Kushtetutën”, tha Balla në emision “5 pyetjet” në “Report Tv”.
Cfarë ndodh nëse presidenti nuk e dekreton shkarkimin e Bushatit
“Nuk dua të diskutoj këtë çështje, pasi besoj që Presidenti për të cilin unë kam votuar me të dyja duart, nuk do ta shkelë kushtetutën dhe nuk dua të prezumoj, mik im, ish kolegu, Ilir Meta do të shkelë Kushtetutën”.
E ka lënë të qartë të kuptohet, nuk shkarkoi Bushatin…
“Për këtë pyesni zotin Meta. Unë mendoj dhe jam i bindur, nuk e shkel kurë Kushtetutën. Nëse ka ndryshuar nga 2017, tregon se ka ndryshuar….Nuk e ka presidenti të drejtën për të refuzuar një propozim. Ne jemi Republikë e pastër parlamentare. Autoriteti themelor në këtë vend është Kuvendi, mazhoranca përmes kryeministri ka propozuar këtë”.
Ju si e lexoni, nuk e ka shkarkuar ministrin e Jashtëm Bushati?
“Është ceremonial i përcaktuar qartë”.
Nëse do të ishte kështu do të bënte vetëm betimin…
“Kjo është e qartë, duke njohur Metën. Në 1998 ka qenë zv/ kryeministër pas ndryshimeve të shtatorit në qeveri, kur iku Nano dhe erdhi Majko, ka qenë njëri prej zërave më të rëndësishëm të PS asokohe që u bënë thirrje shqiptarëve që të votonin këtë kushtetutë”.
Katër prej të propozuarve nuk janë nga PS, po kthehet PS në një Rilindje?
“Kanë pranuar të marrin përgjegjësi në ministri me shumë rëndësi. Besa Shahini dhe Caka edhe në këtë orë janë në zyrë me atë që unë i njoh. Kanë kontribut të shkëlqyer në këto pak kohë. Sot zv/ ministër, nesër do të jetë ministër”.
Pse flisni me kaq siguri se Meta do i dekretojë?
“Nuk ka nevojë për sinjal
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



