E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj “mbret” i ajrit, 250 milionë lekë për ‘blerje dinamike biletash’
Publik News

Veliaj “mbret” i ajrit, 250 milionë lekë për ‘blerje dinamike biletash’

Kreu i bashkisë së Tiranës ka luksin që më 7 janar të këtij viti të “zërë” radhën për të blerë bileta për transportin ajror të zyrtarëve më të lartë. Një shpenzim i tepërt, në kushtet kur Tirana është në një gjendje aspak dinjitoze për një kryeqytet. Publikimi në faqen zyrtare të APP i këtij prokurimi tregon qartë për mënyrën se si Veliaj i bën ‘rrush e kumbulla’ taksat e qytetarëve të kryeqytetit


Kryetari i bashkisë së Tiranës nuk ndalet në shpenzimet e luksit, ndërsa kryeqyteti është në nevojë emergjente për ndërhyrje radikale.

Teksa ujërat e zeza dhe të bardha kanë marrë rrugët e trafiku nuk ndryshon as në kohë të mirë dhe as në stuhi, Veliaj po mendon që në fillim të vitit për rrugët që do të bëjë jashtë vendit.

Të shquar bashkë me nënkryetarin Mazniku për udhëtimet e luksit me linjat ajrore e akomodimet në hotelet më të shtrenjta europiane, kreu i bashkisë së Tiranës ka hedhur në publik tenderimin e blerjes së biletave për udhëtime me linjë ajrore për këtë vit.

Në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit publik, Veliaj ka publikuar njoftimin për procedurën e prokurorimit… “Për blerje dinamike të biletave për transportin ajror” me një fond limit prej 250 milionë lekësh.

Data e publikimit në APP është më 7 janar 2020, ora 14.08 të kësaj dite. Koha e zhvillimit është lënë në mënyrë në muajin dhjetor, ndërsa është shënuar dhe kodi CPV përkatës, duke e specifikuar për ‘bileta transporti’.

Edhe tipi i procedurës është shënuar në publikim “Për blerje dinamike të biletave për transportin ajror”, duke kopsitur gjithçka.

Ajo që bën “masë” në këtë publikim është fakti se po të vijosh të klikosh më tej, nuk zbardhet më asnjë procedurë tjetër më e detajuar. Kjo krijon hije dyshimi nëse është hequr, vendosur në mënyrë të fshehur apo është lënë thjeshtë për të “mbajtur zënë numrin e protokollit, ky publikim.

E vërteta e kulluar është se kjo shumë është një shpenzim i tepërt nga ana e drejtuesve të bashkisë së Tiranës, me gjithë këto halle që ka kryeqyteti.

Për më tepër që një prokurim i tillë me nxitim tregon qartë për mënyrën se si kryebashkiaku i Tiranës i bën “rrush e kumbulla” paratë e taksapaguesve kryeqytetas.

Gjithsesi në “malin” e abuzimeve që Veliaj po bën me taksat e qytetarëve të Tiranës, të cilët i ka ‘përmbytur’ që nga rritja e çmimit të ujit, taksa për shkollat e deri tek banesat dhe pastrimi, thjeshtë mund të themi se është në “top-listë” si “mbret” i ajrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.