E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj për përjashtimin e Berishës: Me fundin e tij, përfundon politika e shpifjes!
Publik News

Veliaj për përjashtimin e Berishës: Me fundin e tij, përfundon politika e shpifjes!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka konsideruar përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar të PD-së, si fundin politik të ish-kryeministrit.

Gjatë një interviste në emisionin “Real Story”, ai thotë se Berisha ngriti një politikë të bazuar në shpifje dhe lajme të rreme.

Veliaj thotë se me largimin e Berishës, i jepet fund një politike dhe culture toksike dhe vandal.

“Unë kam thënë më parë, që ai njeri do e mbyllë me turp. Po jetove duke shpifur dhe sajuar duke iu hapur gropën njerëzve, atehër do biesh vetë brenda. Në politikë, biologjia bën të vetën. Nuk besoj se dhe ata ithtarë të Saliut që thonë se ai është e ardhmja. Ai vetëm e ardhmja nuk është. Ai nuk ka as kohë të rehabilitohet. Kur vjen puna të kundërshtarët, them kokën hëngshin. Vetë e gatuan këtë kulturë, të shpifjes dhe lajmit të rremë. Janë po ata që filluan tek lodrat dhe më pas vazhduan te Astiri. Ata morën 3 vite të jetës sonë në Astir.

Kush jeton nga shpata do vdesë nga shpata. Me fundin e Saliut është fillimi i fundit të kësaj politike. Mësimi për të tjerët është që jeto një jetë dinjitoze. Unë besoj që kultura toksike dhe vandale, Tirana digjej për sport nga protestat. Kthehej në një fushë beteje. Shpresoj që Shqipëria do jetë më e mirë me largimin e Berishës dhe Berishizmit. Me grisjen e letrave në Kuvend nga Basha, mendova që nuk ka ikur ende berishizmi” – tha Veliaj.

I pyetur lidhur me bashkëpunimin me opozitën, Veliaj mbështet qëndrimin e kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë shpesh ka deklaruar se do i shtrijë dorën opozitës për bashkëpunim në çështje me interes kombëtar.

“Edi Rama e ka thënë troç, kur vjen radha për Presidentin e ardhshëm, unë do i shtrijë dorën opozitës. Kjo do të jetë për reformën në drejtësi, apo reformën administrative” – tha Veliaj.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se mungesa e opozitës në bashki ka qenë një anomali. Veliaj shprehet se mezi pret që të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme lokale, me qëllim që të ketë një zë opozitar.

Veliaj

Sipas tij, mos prezenca e opozitës i ka shtuar barrën drejtuesve për të bërë një retorike kundërshtuese brenda llojit.

“Mos pasja e opozitës në bashki ka qenë një anomali dhe ka shtuar barrën e atyre që janë drejtues për të bërë edhe një retorikë kundërshtuese brenda llojit. Qeveria e ka zgjidhur këtë ka një opozitë në numra edhe vokalisht prezentë dhe mezi pres që kur të jenë zgjedhjet e ardhshme të bashkisë edhe në të kemi një zë opozitar. Jam i sigurt se ca punë mund të bëhen edhe më shpejt”, tha ndër të tjera Veliaj.

Veliaj u ndal edhe tek qeveria e re “Rama 3”, fokusi i së cilës për këtë mandat siç tha ai është ekonomia.

I pyetur nëse ndihet maxhoranca komode me përplasjen e fundit në PD, Veliaj mohoi duke theksuar se shumë beteja që ishin duke u zhvilluar janë duke vazhduar ende.

“Jo nuk ndihemi aspak komodë sepse shumë beteja që ishin duke u zhvilluar gjatë kohës së zgjedhjeve janë duke vazhduar akoma. Beteja e pandemisë, për të rritur vaksinimet, për t’u siguruar që shtretërit dhe i gjithë sistemi spitalor përballon fluksin, historia e tërmetit është një histori e pambaruar, por me shpresë tani që kemi hequr pjesën më të madhe të shtëpive individuale mund të fokusohemi më shumë tek pallatet, yçklat burokratike që ekzistojnë kudo, përmbarimi, një urdhër bllokimi, kështu që ne rikthehemi në betejat që kishim edhe gjatë, edhe përpara fushatës zgjedhore, kurse PD ka një dinamikë tjetër. Gjithmonë kam qenë me idenë secili duhet të bëjë llogaritë e veta. Pra, ky grupim politik që quhet Parti Socialiste ka një bilanc të qartë të një fitoreje të tretë, të një pune kirurgjikale në terren për të maksimizuar punën e vet, por edhe votat që shpërblejnë këtë punë dhe tani ka marrë një kontratë të tretë, ku me sa duket dhe nga programi i kryeministrit një fokus i madh do jetë ekonomia, rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë, besoj që është strategjia e duhur për të ecur përpara”, tha Veliaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.