Veliaj po zë diellin me pallate, nga 1 milion pemë po i ngul 1 milion objekte Tiranës

Mos vallë një nga punët e mira është mashtrimi me mbjelljen e 1 milion pemëve? Apo e ka ngatërruar  me punën reale atë të ndërtimit  të 1 milion pallateve  e kullave në Tiranë. 

RAPORTI NXJERR GËNJESHTRËN E VELIAJT

Si po bien një nga një gënjeshtrat e Veliajt

Erion Veliaj nuk ka ndalur në asnjë moment propagandën e tij. Një nga gënjeshtrat e tij më të mëdha është fakti që shprehet se po bën pyllin orbital, që ka mbjellë 1 milion pemë.

Por raporti i Bankës Botërore e thotë e bardha në të zezë që kjo është një gënjeshtër.

Një raport i Bankës Botërore mbi gjendjen e ekonomive të Ballkanit Perëndimor ka rrëzuar përfundimisht tezën e Tiranës së gjelbër duke ekspozuar një nga mashtrimet më të mëdha publike.

Sipas Bankës Botërore, në 7 vitet e fundit Tirana jo vetëm që nuk është bërë më e gjelbër, por përkundrazi, ka shënuar reduktim të sipërfaqeve të gjelbra.

“Qytetet e mëdha të rajonit, si Beogradi, Shkupi, Sarajeva dhe Prishtina dëshmuan një rritje të sipërfaqes së gjelbër midis 2015 dhe 2020, ndërsa Tirana, Tetova dhe Prizreni përjetuan rënie në mbulesën e gjelbër,” thuhet qartë në raportin e Bankës Botërore.

Si po bien një nga një gënjeshtrat e VeliajtPjese nga raporti i Bankës Botërore

Cilat janë punët e mira që ka bërë me drejtorët e tij hajdutë, pylli orbital, i cili ka përfunduar në kosh me këtë raport nga Banka Botërore?

Që ka gënjyer dhe ka mashtruar me drejtorët e tij hajdutë ashtu siç mashtron kur thotë kemi bërë punë të mira. Mashtrimin e Veliajt e nxjerr Banka Botërore në raportin e saj, ku thekson faktin se nuk ekziston Tirana e gjelbër që pretendon Veliaj. Punët e mira nuk mund të bëhen me hajdutë.

Publikuar nga Publik Media