E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj TENDËR ABUZIV  500 milionë për të blerë kontejnerë
Lajme

Veliaj TENDËR ABUZIV 500 milionë për të blerë kontejnerë

Mund të duket e pabesueshme por Bashkia Tiranë ka organizuar një tender për të blerë disa kontejnerë për raste emergjente me një çmim të kripur që në total kap vlerën e 500 milionë lekëve të vjetra me TVSH.

Me gjithë këto para të dala nga xhepat e taksapaguesëve të Tiranës, do të blihen 31 kontejnerë që do shërbejnë si ambient magazinimi e shërbimi si dhe 10 kontejnerë tualet. Bëhet fjalë për një tender me objekt “Blerje kontejneri për përballimin e situatave emergjente” që mban si numër reference REF-66347-04-18-2023.

Fondi limit i kësaj procedure është 41,231,702 lekë të reja pa TVSH ose rreth 500 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por nëse shohim dokumentacionin përkatës të këtij tenderi, fillojnë të dalin në pah disa dyshime në lidhje me rregullsinë e tij.

Nga dokumentacioni shikohet se në garë janë vetëm tre firma. Por njëra prej tyre ka ofruar vlerë zero. Është e habitshme arsyeja se përse kjo firmë ka marrë pjesë në garë në një kohë që nuk ka paraqitur asnjë ofertë.

Dyshimet janë se ka marrë pjesë sa për numër, për të krijuar idenë se gjoja ka patur konkurrencë. Nga ana tjetër, nga dy firmat e mbetura, ka fituar ajo që ka dhënë ofertën më të lartë. Bëhet fjalë për kompaninë EMANTE në pronësi të Hekuran Brahimaj.

Kjo kompani ka ofruar vlerën 40,030,775 lekë të reja pa TVSH ose rreth 500 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Së fundmi shikohet se kjo vlerë është thuajse e njëjtë me atë të fondit limit, konkretisht sa 97% e tij. Të gjitha sa më sipër ngrenë dyshime të qëndrueshme se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.