Veliu ulet në tavolinë me Zaida Çobon pasi i nxorri videon me armë:I kërkoj ndjesë publikisht
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Zv.drejtoren e Përgjithshme Aida Hajnaj kanë pritur në një takim zonjën Zaida Çobo, të cilës vetëm një javë me parë, Veliu i publikoi videon me armë, moment ky që nuk kaloi pa u komentuar gjatë në media.
Foton e takimit, Veliu e ka publikuar edhe në rrjetet sociale, krah të cilës shkruan se i kërkon ndjesë edhe një herë zonjës në fjalë.
“Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lënduar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike. Dëshiroja që ndjesën time publike t’ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj. Përfitoj nga rasti ta përsëris edhe njëherë që jam i keqardhur për komentin tim dhe shpresoj që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin policin (i cili është pezulluar menjëherë pas ngjarjes). Po ashtu nuk më ka shkuar kurrë mendja të lëndoj zonjën apo familjen e saj me atë koment. Ndjesë edhe njëherë!”- shkruhet krah fotos .
https://www.instagram.com/p/CBI2Q9KgTcn/?utm_source=ig_embed&ig_mid=BF8B6F20-A728-4139-A0BF-DFC13224C663
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



