E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet bashkëshorti i 41-vjeçares, vëllezërit  dyshojnë se piu fostoksinë pasi e rrihte i shoqi
Lajme

Arrestohet bashkëshorti i 41-vjeçares, vëllezërit dyshojnë se piu fostoksinë pasi e rrihte i shoqi

Është shoqëruar në policinë e Durrësit, bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Loka që helmoi veten me fostoksinë pas Vitit të Ri.

Ka dyshime se bashkëshorti i viktimës, Xhemal Loka ushtronte dhunë ndaj 41-vjeçares. Ky i fundit jetonte në emigrim në Greqi dhe ishte kthyer në shtëpi më 27 dhjetor.

Dyshohet se bullizimi që i është bërë 41-vjeçares në TikTok ka shkaktuar konflikte me bashkëshortin e saj, gjë që ka ndikuar në vendimin e të ndjerës për t’i dhënë fund jetës.

Xhemal Loka, në dëshminë e dhënë për policinë, është shprehur se gruaja e tij ka patur stres e ankth kohët e fundit. Sipas tij, bashkëshortja Bedrie Loka mund ta ketë kryer aktin e vetëvrasjes pasi rreth një vit më parë persona të paidentifikuar i kanë hapur një adresë në rrjetin social TikTok me emrin e saj, ngjarje për të cilën viktima kishte bërë edhe një kallëzim penal.

Pistat e reja të hetimit janë nxitur nga deklaratat e vëllezërve të së ndjerës, që kanë thënë se burri i motrës së tyre kishte qenë një person i dhunshëm.

Ata e kanë identifikuar bashkëshortin e motrës së ndjerë si “njeri konfliktual dhe që bënte fjalë’

Po ashtu janë sekuestruar dhe telefonat e burrit dhe të fëmijëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.