E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendi në krizë ekonomike, Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpërdoron 4.3 milardë
Publik News

Vendi në krizë ekonomike, Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpërdoron 4.3 milardë

Shuma për rrugët që të çojnë tek pista e Formula 1

Në një kohë që vendi është në krizë ekonomike për shkak të rritjes pa fund të çmimeve të ushqimeve bazë nga dita në ditë, drejtuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit duket se ka prioritete të tjera. Dritan Agolli në vend që të ishte pas hekurave pasi i dha tenderin e menuve të 100 fshatrave kuzhinierit Alfio që punonte në restorantin e tij, vazhdon të na çudisë me “perlat” e tij.

5

Në fakt është paradoksale se si një institucion që ka emrin “Fondi shqiptar i Zhvillimit” harxhon shifra të tilla kolosale për ndërtimin e dy segmenteve të dy rrugëve që lidhin rrugët nacionale me pistën ku mendohet të organizohet edhe Formula 1.

4

Kjo pistë njihet zyrtarisht me emrin Auto-Moto Park me vendndodhje në Bashkinë e Elbasanit. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-38463-08-12-2022 dhe me objekt “Ngritja e infrastrukturës mbështetëse në funksion të kompleksit multi-funksional për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të motorizimit, Auto-Moto Park, në Bashkine Elbasan-Loti 1:Rruget e Aksesit (Rruga Nezir Muzhaqi,seg I dhe Rruga Zija Luniku, seg II).

3

Fondi limit i tij është 547,562,825 lekë të reja pa TVSH ose rreth 6.5 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Duke shfletuar dokumentacionin e procedurës shikohet se fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “S.M.O. UNION” (në pronësi të Xhevat Vataksi, Fernand Nuha dhe Mehdi Shabani) + “BLERIMI” (në pronësi të Besmir dhe Behexhet Uruçi) + “SMO VATAKSI” (në pronësi të Xhevat Vataksi).

2

Vlera e ofruar prej tyre është 357,898,107 lekë të reja pa TVSH ose rreth 4.3 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Ndërkohë vihet re se një tjetër firmë ka dhënë ofertë më të ulët por nuk është marrë në konsideratë nga Tan Agolli.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.