E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi i Strasburgut për çështjet Barra dhe Kola/ Reagon Petrit Vasili: Shqipëria rrezikon me dhjetëra milionë euro
Publik News

Vendimi i Strasburgut për çështjet Barra dhe Kola/ Reagon Petrit Vasili: Shqipëria rrezikon me dhjetëra milionë euro

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Strasburgut për çështjet Barra dhe Kola, ku shteti shqiptar gjobitet me 2300 euro vetëm në lidhje me vonesat e pajustifikuara për gjykimin e çështjeve.

Vasili thekson se pas këtij vendimi, precedenti mund të bëjë që shteti shqiptar të detyrohet të paguaj me qindra milionë euro vetëm për vonesat në lidhje me çështjet gjyqësore, nëse do të bëhet ankimimi nga qytetarët e prekur në Gjykatën e Strasburgut.

Numri 2 i LSI thekson gjithashtu se kjo është një nga pasojat më të rënda të kolapsit të sistemit në drejtësisë si pasojë e mungesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Gjykata e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg denon shtetin shqiptar me gjobe deri ne 2300 euro, vetem per vonesat e pajustifikuara ne gjykimin e çeshtjes.

Llogaritni mbi 70 mije dosje, qe ndodhen aktualisht te bllokuara neper gjykata me vite te tera dhe qe nuk kane asnje shans qe te gjykohen edhe per shume kohe.

Logaritni qe per nje ceshtje ka me shume se sa nje person te interesuar.

Shqiperia rrezikon pas ketij vendimi, qe perben nje precedent, qe te paguaje dhjetra milion euro vetem per vonesat ne shqyrtimin e ceshtjeve gjyqesore, ne se keto vonesa do te shkojne te ankohen nga qytetaret ne Strasburg

Kjo eshte nje nga pasojat shume te renda te kolapsit te sistemit te drejtesise dhe mungesave kritike ne numrin me minimal te nevoshem te gjyqtateve dhe prokuroreve.

Ja vendimi i marre sot ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg per çeshtjen Bara dhe Kola”, shkruan Vasili në facebook.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.