E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vetë u infektua ndërsa babai i vdiq nga Covid-19, rrëqeth doktoreshë Tokjana: S’ja fal dot vetes, jam e dështuar…
Publik News

Vetë u infektua ndërsa babai i vdiq nga Covid-19, rrëqeth doktoreshë Tokjana: S’ja fal dot vetes, jam e dështuar…

Doktoresha e QKUK-së Tokjana Lajçi, për 12 ditë i qendroi pranë babait të saj të infektuar me Covid-19, i cili nuk mund t’ja hidhte dot sëmundjes vdekjeprurëse që po merr mijëra jetë njerëzish anëembanë botës.

Edhe vetë doktoreshë Tokjana u infektua. Sakaq, sopranoja kosovare, Arta Jashari, ka publikuar një shënim prekës në facebook-un e saj, ku tregon bisedën që ka bërë me doktoreshën gjatë kohës që ishin në spital.

Sot Tokjana ka ditëlindjen, por sigurisht nuk ka menduar ta festojë, pas dhimbjes së madhe që i ka shkaktuar humbja e të atit.

“Nuk po ja fali dot vehtes,se jam Doktorreshe dhe kam deshtuar ..”, i kishte pas thënë ajo sopranos Jashari.

Postimi i ndjerë

Mbreme mora nje mesazh shume te prekshem dhe dua te ndaj me ju .
Perderisa ishim ne Pulmologji me babin, paralel me ne ishte edhe Dr. Tokjona Lajçi me babin e saj , shkrimtarin dhe avokatin Ali Lajçi , tashme i ndjere. Dr Tokjona per 12 dite rresht u kujdes per babin e saj te prekur me Covid19 ne Kliniken Infektive , ku edhe u infektua ajo vehte dhe i qendroi afer deri ne frymen e fundit babit te saj.
Me tha : “ Nuk po ja fali dot vehtes , se jam Doktorreshe dhe kam deshtuar ..”
Sot, ne ditelindjen e saj desha te i them publikisht Tokjana Lajçi qe ti per te gjith ne qe jemi ne te njejtin vagon perballe kesaj tragjedie, qe ti nuk ke deshtuar , por je nje Heroine qe ke bere çmos per te shpetuar babin tend . Zoti te lehtesofte dhimbjen , i qofte dheu i lehte babit tend dhe te gjith atyre qe kane humbur ne kete beteje

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.