Vetëm sepse i ngjan Kendall Jenner, kjo modele fiton 10 mijë dollarë në muaj

Disa njerëz janë me fat e të tjerë janë duke e kërkuar fatin. Por, në rastin e modeles Vladislava Gallaghan, duhet pranuar se ka shumë fat. 27 vjeçarja filloi të stërvitet intensivisht 11 vjet më parë për të ndërtuar një trup super në formë me biceps, triceps dhe abs të fryrë.

Por, vitet e fundit, ndjekësit e saj filluan të vënë re ngjashmërinë e saj me 27-vjeçaren Jenner.

“Më thonë gjatë gjithë kohës se jam si “Kendall Jenner me steroid”, tha Gallaghan me krenari në një intervistë për South West News Service.

Vitin e kaluar, bodybuilderja iu bashkua OnlyFans, duke postuar foto dhe video të nxehta, duke treguar fizikun e saj mbresëlënës. Edhe pse Gallaghan personalisht nuk mendon se i ngjan Jenner-it, vetëbesimi i saj është aq i lartë sa mendon se është tepër e bukur.

“E shes këtë imazh të të qenit e pashme dhe muskuloze dhe e kombinoj me pak erotizëm”, tha ajo, madje ka zbuluar se arrin të fitojë rreth 10 mijë dollarë në muaj.

Publikuar nga Publik Media