E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vetëm Serbia, si shpëtoi aleatja e Rusisë nga lista e zezë e SHBA-së
Bota

Vetëm Serbia, si shpëtoi aleatja e Rusisë nga lista e zezë e SHBA-së

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një listë me 75 vende të botës për të cilat procesimi i vizave amerikane do të pezullohet për një afat të pacaktuar.

Sipas një raportimi të Fox News, në këtë listë përfshihen edhe Shqipëria dhe Kosova, dy nga vendet që tradicionalisht janë cilësuar si më pro-amerikane në rajon.

Në kontrast të fortë me këtë vendim, Serbia rezulton të jetë i vetmi vend nga Ballkani Perëndimor që nuk preket nga kufizimi, ndonëse njihet si aleatja më e afërt e Rusisë në rajon.

Ky pezullim i vizave vjen në kuadër të politikave të ashpra kundër emigracionit të ndjekura nga presidenti republikan Donald Trump që prej rikthimit të tij në detyrë në janar të vitit të kaluar.

Në nëntor, Trump kishte deklaruar publikisht se do të “pezullonte përgjithmonë” migracionin nga të ashtuquajturat “Vendet e Botës së Tretë”, pas një incidenti të rëndë sigurie pranë Shtëpisë së Bardhë, ku një shtetas afgan qëlloi për vdekje një anëtar të Gardës Kombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.