E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vettingu i Irena Gjokës nën dyshime të forta dhe pikëpyetje
Lajme

Vettingu i Irena Gjokës nën dyshime të forta dhe pikëpyetje

Debati mbi integritetin e procesit të Vettingut është rindezur pas publikimit të pretendimeve për parregullsi në rastin e gjyqtares së posaçme Irena Gjoka. Sipas raportimeve mediatike, përveç çështjeve të ngritura më herët mbi formularin e dekriminalizimit, janë bërë publike edhe dyshime lidhur me deklarimin e pasurisë së saj.

Pretendohet se një dokument i ish-Komisionerit Publik, i cili kërkonte shkarkimin e gjyqtares për probleme me justifikimin e pasurisë, nuk figuron më në dosjen zyrtare të procesit.

Më pas, ankimi ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u tërhoq nga pasuesi në detyrë, duke i hapur rrugë konfirmimit të saj.

Këto zhvillime kanë shtuar pikëpyetje mbi transparencën e procesit të rivlerësimit. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet e Vettingut apo nga vetë gjyqtarja lidhur me këto pretendime.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.