KPA shkarkon nga sistemi i drejtësisë 13 ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar këtë të mërkurë 13 kërkesa për rishikim të paraqitura nga gjyqtarë dhe prokurorë, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme për shkarkimin e tyre nga sistemi i drejtësisë.
Trupat gjykuese, të përbëra nga Ina Rama, Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, shqyrtuan në total 14 kërkesa, nga të cilat 13 u refuzuan, duke vendosur mospranimin e tyre.
Ndër kërkesat e rrëzuara janë ato të ish-gjyqtares Alma Brati, ish-prokurorit Arben Dollapaj, ish-prokurorit Ardian Ylli, ish-drejtuesit të Prokurorisë së Kavajës Artan Madani, ish-gjyqtarit Astrit Faqolli, ish-gjyqtares Bernina Kondi, ish-gjyqtarit Bledar Abdullai, ish-prokurorit Dritan Peka, ish-prokurorit Dritan Rreshka, ish-prokurorit Elsion Sadiku, ish-gjyqtares Entela Prifti, ish-prokurorit Gentian Trenova dhe ish-gjyqtarit Kastriot Gramshi.
Sipas njoftimit zyrtar, vendimet janë marrë me shumicë votash, në bazë të neneve 494 dhe 498 të Kodit të Procedurës Civile.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



