E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vettingu në polici: Policët  sa të pasur  duhet të  jenë
Lajme

Vettingu në polici: Policët sa të pasur duhet të jenë

Projektligji për Vetting-un në Polici, i cili do të votohet të hënën në Parlament ka pësuar një seri ndryshimesh, të cila ashpërsojnë elementët e hetimit ndaj 12 mijë punonjësve të rendit që do të kalojnë në sitë. Në total janë 66 amendime që i janë bërë draftit fillestar të paraqitur nga Ministria e Brendshme.

Një prej ndryshimeve kryesore ka të bëjë me shumën e parave që punonjësit e policisë mund të mbajnë në formën e parave kesh. Sipas një ndryshimi të kërkuar nga ILDKPI, kjo shumë nuk duhet të jetë më e madhe se 1.5 milionë lekë.
Një tjetër pikë që ashpërsohet janë kontaktet me personat e lidhur me krimin e organizuar. Sipas formulimit të ri, të propozuar nga Komisioni Parlamentar i Sigurisë, konsiderohet se ka kontakte me krimin çdo punonjës policie apo personat e lidhur me të kanë këmbyer para, favore, dhurata apo pasuri me një person të lidhur me krimin e organizuar.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.