E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vettingu për gjyqtarin Lazaj, avokati kërkon përjashtimin e një anëtari të trupit gjykues
Lajme

Vettingu për gjyqtarin Lazaj, avokati kërkon përjashtimin e një anëtari të trupit gjykues

Ka nisur seanca e Vetting-ut për gjyqtarin e Tiranës Artan Lazaj, ku që në fillim avokati mbrojtës ka bërë një kërkesë për përjashtimin e një anëtari të trupit gjykues.

kpk-800x450

Avokati i Artan Lazajt i ka thënë kryesueses se trupit gjykues në KPK, se ajo dikur në një çështje gjyqësore ka kërkaur përjashtimin e tij prandaj.

Me këtë arsyetim, avokati Sokol Hazizaj tha se  dhe Brunilda Kekteshi si kryesuese e kësaj seance duhet që të përjashtohet pasi ka konflikt interesi me subjektin e rivlerësimit.

Avokati: Ju zonja Brunilda Bekteshi keni bërë një kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Artan Laze me nr 458 në 2016, që të është rrëzuar kërkesa për përjashtimin e Lazes.

Ne do ju japin dokumentacionin, sqaroj se për këtë shkak ne duam përjashtimin të një anëtari të trupit gjyqësor është sipas nenit të Kodit të Procedurës Cvile, pasi sot jemi vënë në dijeni nga zyra e kancelarit të gjykatës për këtë fakt, pra ekziston njëanshmëria në gjykimin e kësaj çështjeje

Kryesuesja e trupës gjykuese: Informoj se kjo trupë ju ka kërkuar përmes postës elektronike të deklarojnë nëse ka pasur konflikt interesi me trupën dhe është informuar se nuk ka konflikt interesi, dhe subjekti është në dijeni lidhur me procesi që unë kam pasur si përfaqësuese e shoqërues ku kam punuar, por unë e administrojë këtë kërkesë dhe trupa tërhiqet për të vendosur për kërkesën tuaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.