E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vettingu, rrëzohen 3 propozimet e PD: Xhafaj tha se ishte i gatshëm të verifikohej, por…
Lajme

Vettingu, rrëzohen 3 propozimet e PD: Xhafaj tha se ishte i gatshëm të verifikohej, por…

Ne kuader te projektligjit te Vettingut ne Polici, nje dite pas seances me ministrin e Brendshem, Fatmir Xhafaj, deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve dhe të Sigurisë propozuan disa ndryshime.

Sipas PD, propozimet e sjella e bëjnë realisht të zbatueshëm ligjin e vettingut në polici. Por, propozimet kryesore të Partisë Demokratike nuk janë pranuar nga maxhoranca.

“Maxhoranca rrëzoi keshtu edhe alibinë e ngritur një ditë më parë nga Ministri i Brendshëm se ishte i gatshëm që vetting të niste prej tij”- thekson PD.

Partia Demokratike propozoi 3 ndryshime thelbësore.

· Ministri i Brendshëm, shefi i tij i kabinetit dhe zëvendësministrat të jenë subjekt i vettingut sipas të njëjtave kritere për trupën e policisë.

· Organet e vettingut të jenë jopolitike dhe jo nën varësinë e Ministrisë së Brendshme apo qeverisë, siç parashikohet në draft.

· Shtrija nga 5-10 vjet e vettingut për ndalimin e përfshirjes së policëve në aktivitete politike. Në draftin aktual është vetëm 3 vjet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.