Video e re e atentatit ndaj Trump: Qytetarët e panë 20-vjeçarin me armë, policia s’reagoi
Një video e re e momenteve para atentatit ndaj Donald Trump në Pensilvani, ka dalë në dritë duke ngritur pikëpyetje në lidhje me boshllëqet e sigurisë që lejuan të ndodhte incidenti.
Në video shihet se qytetarët kanë parë 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks teksa është ngjitur në çatinë nga ku ka qëlluar drejt ish-presidentit amerikan.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale, qytetarët dëgjohen teksa komentojnë 20-vjeçarin me armë.
“Ai po ngjitet në çati, e shihni? A është shtrirë? E shikojmë, është shtrirë. Policia, dikush në çati!”
Sipas Associated Press, një oficer i policisë lokale u ngjit në çati dhe pa Crooks që i drejtoi pushkën, por ai u largua dhe brenda pak sekondash i riu qëlloi drejt Trump.
Një përfaqësues i Shërbimit Sekret fajësoi policinë lokale për të shtënat. Sipas Anthony Giulemi, 20-vjeçari ishte jashtë perimetrit i ruajtur nga agjentët e Shërbimit Sekret. Sipas tij, Shërbimi Sekret ishte përgjegjës për sigurinë në vendin e tubimit të Trump, ndërsa policia lokale në Pensilvani kishte për detyrë të siguronte zonën jashtë vendit.
Megjithatë, banorët vendas thanë se ata nuk u kontrolluan nga askush me uniformë as para dhe as gjatë tubimit të Trump.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



