E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO E RËNDË/Mjekët kinezë  marrin  zvarrë pacientët me koronavirus
Publik News

VIDEO E RËNDË/Mjekët kinezë marrin zvarrë pacientët me koronavirus

Autoritetet kineze në përpjekjet e tyre të dëshpëruara për të luftuar koronavirusin, tërheqin zvarrë qytetarët nga shtëpitë e tyre.

Ata i nxjerrin me dhunë qytetarët nga shtëpitë e tyre për t’i dërguar në spital.

Në një video e cila është bërë virale në rrjetet sociale, shfaqen mjekët kinezë të cilët tërheqin zvarrë banorët nga shtëpitë e tyre në Wuhan në qendrën e epidemisë së koronavirusit.

Ata janë të veshur me pajisjet speciale dhe hyjnë në shtëpitë e njerëzve për t’i dërguar me forcë për në spital.

Njerëzit përpiqen të rezistojnë pasi nuk duan që të përfundojnë në spital, por ata tërhiqen zvarrë njëri pas tjetrit.

Sipas autoriteteve këto veprime të mjekëve kinezë janë bërë për të testuar njerëzit nëse janë me koroanvirus, qoftë duke përdorur edhe forcën, si dhe për parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Deri më tani në Kinë janë prekur nga koronavirusi rreth 82,692, kanë ndërruar jetë 4,632 persona dhe janë shëruar rreth 78 mijë njerëz.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.