E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/EMRAT/ Përplasën 7 makina në tentativë për t’i ikur policisë, njëri hedh pistoletën në oborrin e një banese…
Publik News

VIDEO/EMRAT/ Përplasën 7 makina në tentativë për t’i ikur policisë, njëri hedh pistoletën në oborrin e një banese…

Personi qe shkaktoi aksidentin e shumfishte sot ne mbremje ne Tirane, ku u perfshine 7 makina, quhet Ervin Kodra.

Ai ka qene duke udhetuar se bashku me nje person tjeter, identiteti i te cilit ende nuk behet i ditur, ndersa ka pasur me vete 2 pistoleta. Policia u eshte vene ne ndjekje pasi, nga informacionet paraprake, mesohet se ai ka pasur lende narkotike

Ne tentative per t’iu larguar forcave te policise ai ka aksidentuar 7 automejete, ndersa te fundit e ka perplasur ne rrugen e njohur si “kthesa e burgut’.

Ne makine ka qene nje grua, e cila ka qene e ndaluar ne semafor, ndersa Kodra e perplasur me shpejtesi.

Pas perplasjes se fundit ai ka zbritur nga makina dhe ka tentuar te fshihet ne rrugicat e lagjes aty prane, duke hedhur dhe nje nga armet ne oborrin e nje banese.

Policia ka mundur t’i arrestoje, ndersa pritet nje njoftin zyrtar.

23:50

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së sotme në kryeqytet,  teksa një makinë tentonte t’i ikte shërbimeve të policisë që i ishin vënë në ndjekje. Burime policore thone se nuk ka viktima, por ka disa të plagosur. 

Ndjekja dhe aksidenti

Burime thanë për Panorama se Policia është vënë në ndjekje të një automjeti tip “Tuareg” nga bulevardi “Zogu i Parë”.

Ngjarja ka krijuar trafik të rënduar dhe rruga me lëvizje nga ish-treni në “Dona Bosko”,  është bllokuar.

8

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.