E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO-FOTO/ Sjellja skandaloze e Ramës në Prishtinë/ Qytetarët e Kosovës e masakrojnë
Bota

VIDEO-FOTO/ Sjellja skandaloze e Ramës në Prishtinë/ Qytetarët e Kosovës e masakrojnë

Kryeministri Edi Rama ishte I ftuar sot në Prishtinë, aty ku u kremtua 11-vjetori I Pavarësisë së Kosovës. Por sjellja e kreut të qeverisë nuk ka lënë përshtypje te qytetarët atje.

Qëndroi shumë gjatë në telefon, e nuk i dha dorën asnjë lideri të shtetit, madje biseda e tij telefonike ishte aq e gjatë sa nuk i mbaroi gjerë në fillim të parakalimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, shkruan gazeta “Zëri”.

Pas këtij gjesti të pahijshëm nga ana e tij, nuk kanë munguar sulmet në adresë të tij, duke e akuzuar edhe si kopjues të Silvio Berluskonit, kryeministrit të Italisë i cili të njëjtën gjë ia kishte bërë edhe kancelares gjermane Angela Merkeli

Përveç kësaj, kur në Kuvendin e Kosovës po përkujtohej 17 Shkurti 2008 historik I futi një sy gjumë…

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.