E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/  KIM MEHMETI: Shqipëria peng i ëndrrës së piktorit të dështuar Edi Rama
Publik News

VIDEO/ KIM MEHMETI: Shqipëria peng i ëndrrës së piktorit të dështuar Edi Rama

Në një prononcim për mediat shkrimtari i madh shqiptar Kim Mehmeti është shprehur Shqipëria është peng i ëndrrës së mbrapshtë të piktorit të saj të dështuar Kryeministër, e Kosova e vuan ëndrrën e Presidentit të saj karrierist të sëmur!

Shqipëria dhe shqiptarët në të, janë peng dhe janë pjesë e ëndrrës së mbrapshtë të Kryeministrit të sotëm të saj – të një piktori të dështuar, të një ‘selfisti’ dhe shoumeni – e cila ëndërr është plotësisht e rrejshme, e mbrapshtë dhe me përmasa tallëse ndaj shqiptarisë!

Siç e vuan Kosova ëndrrën e sëmurë karrieriste të Presidentit të saj aktual, i cili, që ta shpëtojë vetveten, ka nxjerrë në ‘shitje’ vendin dhe popullin e vet! Se kur do shpëtojmë nga këto ëndrra të dëmshme, të mbrapshta dhe poshtëruese për shqiptarinë, varet se a do ia dalim t’i zgjojmë nga gjumi, shprehet Mehmeti.

(lexo: a do ia dalim që një ditë e më parë, t’i ‘rrokullisim’ nga aty ku i kemi ulur me votën tonë, e nga ku ata na tallin, të gjithëve na mbajnë për kokëtulë dhe punojnë kundër nesh) këta ëndërrues të dehur nga pasuria enorme dhe forca që ua ofroi pushteti!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.