E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Kryemadhi: Mbështesim protestat kundër regjimit skllavërues të Ramës, prokuroria të hetojë .
Lajme

VIDEO/ Kryemadhi: Mbështesim protestat kundër regjimit skllavërues të Ramës, prokuroria të hetojë .

Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI-së, u shpreh sot shqiptarët janë ngritur kundër regjimit që Edi Rama po instalon, kundër krimit dhe varfërimit.

“Jemi me qytetarët e Kukësit dhe mbështesim protestat që protestojnë kundër zhvatjes që po i bën Kryeministri. Edi Rama dhe oborri i tij arrogant i mbyllur në kullat e oligarkëve nuk po e kupton se shqiptarët janë ngritur kundër regjimit skllavërues që po instalon”, tha Kryemadhi në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LSI.

Kryemadhi tha se fjala e tij para shqiptarëve ishte një fyerje që iu bë jo vetëm shqiptarëve, por edhe shprehje e qartë e antikombëtarizmit të tij, që i trajton shqiptarët të Kosovës, si klientë të oligarkëve të tij.

“Ne jo vetëm distancohemi, por e dënojmë me forcë fjalorin e tij si prej rrugaçi dhe përçmimin që bëri ndaj vëllezërve kosovarë.  Në zbatim të Rregullores së Kuvendit do të kërkojmë përjashtimin e Edi ramës. Qëndrimi ynë ndaj Parlamentit do të jetë një vendimmarrje politike në funksion të mënyrës së sjelljes së këtij Kryeministri ndaj kërkesave të qytetarëve të Kukësit.

I bëjmë thirrje prokurorisë të respektojë ligjin. Ftoj prokurorinë të zbatojë me korrektësi ligjin, të mos marrë në mbrojtje provokatorët e dhunës të dërguar në Kukës nga Edi Rama. Çdo përdorim politik i saj do të ketë kosto. Prokuroria të hetojë edhe konçensionarin dhe të gjithë proçedurën. Opozita e bashkuar po ndjek hap pas hapi situatën.

Protesta është një e drejtë e qytetarëve, për të kërkuar të drejtat e mohuara. As ai që pretendon se i ka të gjitha pushtet”, u shpreh Kryemadhi. Sipas saj, qelitë e komisariateve përpara se të ishin mbushur me qytetarët e pafajshëm, duhej të ishin mbushur me trafikantët e drogës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.