VIDEO/ Momenti kur gjyqtari Kalaja nxirret nga salla e Apelit
Janë publikuar pamjet e momentit dramatik kur gjyqtari Astrit Kalaja po transportohej me barrelë drejt ambulancës, pasi u qëllua me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Në videon e siguruar nga Publik.al, shihen qartë momentet kur punonjësit e urgjencës vendosin trupin e plagosur të gjyqtarit në barrelë dhe e futin me shpejtësi në ambulancë për ta dërguar drejt Spitalit të Traumës.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Astrit Kalaja nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda të marra në gjoks dhe ndërroi jetë gjatë transportit drejt spitalit.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe sistemin gjyqësor, duke sjellë reagime të menjëhershme nga institucionet më të larta të drejtësisë, të cilat kanë kërkuar masa urgjente për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve dhe ambienteve të gjykatave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



