E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Nikolla Gruevski sulmon fizikisht kryeparlamentarin shqiptar, Talat Xhaferi, pas zyrtarizimit të shqipes në Maqedoni
Publik News

VIDEO/ Nikolla Gruevski sulmon fizikisht kryeparlamentarin shqiptar, Talat Xhaferi, pas zyrtarizimit të shqipes në Maqedoni

Deputetët maqedonas kanë miratuar në mesin e një seance të tensionuar ligjin për përdorimin e gjuhëve, me 64 vota pro dhe asnjë kundër, ndërkohë që nuk janë shqyrtuar aspak amendamentet e VMRO-DPMNE-së.

Votimit i ka paraprirë një tension mes deputetëve të opozitës, që u ngrit deri në një zënkë mes Nikolla Gruevskit dhe kryeparlamentarit shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Ish-udhëheqësi i VMRO-së dhe u aktual i kësaj partie është ngritur nga vendi i tij dhe së bashku me deputetët e tjerë është drejtuar te Talat Xhaferi për t’i thënë se kërkojnë shqyrtimin e amendamenteve, pasi Xhaferi hapi diskutimin për ligjin për gjuhën.

Gruevski është kapur nga pamjet teksa e ka lagur me një gotë uji kryeparlamentarin. I ndodhur nën këtë trysni, Xhaferi kërkoi 15 minuta pushim e doli nga salla, moment kur Gruevski ka tentuar ta sulmojë edhe fizikisht, por pa mundur për shkak të ndërhyrjes së sigurimit të Kuvendit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.