VIDEO/ Pasagjer në Audi me armë në brez, kush është tiranasi i arrestuar në flagranc
Kapet ne flagrance i riu ne Tirane qe qarkullonte me armë zjarri pa leje. Ne pranga eshte vene shtetasi Leonardo Rakipllari, 29 vjeç, banues në Tiranë.
– Leonardo Rakipllari, 29 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”, në rrugën “Isuf Elezi”, pasagjerit të mjetit, shtetasit Leonard Rakipllari, i është gjetur në çantën e tij të krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë tip “Zastava”, të cilën e mbante pa leje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një krehër me 12 copë fishekë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ”Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/5, i Kodit Penal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



