VIDEO/ PD zbardh sesi funksionoi skema piramidale e Ramës për pjesëmarrjen në votim: Kallëzim penal Denar Bibës
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka zbardhur skemën piramidale të ngritur nga Edi Rama për të manipuluar zgjedhjet e 30 qershorit.
Bardhi theksoi se pD do te beje kallezim penal per kete krim masiv duke filluar nga denar Biba e cilindo qe ka marre pjese en dhunimin e Kushtetutes.
Bardhi tha: “Që prej datës 30 qershor, Edi Rama është zbuluar si kryeministri i vetëm në Evropë që ka manipluar edhe zgjedhjet e veta me një anëtar. PD disponon të dhëna të plota se si ka funksionuar skema e manipulimit të pjesëmarrësve në zgjedhje. Një piramidë që nis me zyrën e Edi ramës, shtrihet në KQZ e Denard Bibës me tre anëtarë që kanë drejtuar operacionin e rëndë të manipulimit të votave, deklarimin e pjesëmarrjes së rreme.
Biba kërkonte nga kryetarët e KZAZ rezultatin që i duhej, 280 mijë fletë votimi.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



