E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Publikohen pamjet e arrestimit të Julian Assange, themeluesi i “Wikileaks” bën rezistencë
Bota

VIDEO/ Publikohen pamjet e arrestimit të Julian Assange, themeluesi i “Wikileaks” bën rezistencë

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, është arrestuar sot nga policia britanike në Ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Urdhëri për arrestimin e tij është dhënë të enjten në mëngjes, ka treguar zyrtari policor i Scotland Yard, pasi Ekuaodri ka tërhequr vendimin për t’i dhënë atij azil politik pas 7 vjetësh.

Assange kishte gjetur strehim në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga viti 2012, ndërsa mbi të rëndojnë edhe akuzat për sulme seksuale, shkruan Daily Mail.

Lidhur me këtë, presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno ka thënë se vendimi për të tërhequr statusin e azilit të Assange erdhi pas ‘shkeljeve të përsëritura të konventave ndërkombëtare dhe protokolleve të përditshme’.

Në mediat britanike ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e momentit të arrestimit të tij, ku shihet se si ai tërhiqet zvarrë nga ndërtesa e Ambasadës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.