VIDEO/ Pyetja e sikletshme për shtëpinë, zyrtari përleshet fizikisht me gazetarin dhe e hedh…
Drejtuesi i Shirinsky në Siberi ka përplasur përdhe një gazetar të televizionit shtetëror rus, “Russia 24”, pas një pyetje të bërë prej tij për çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin.

Burokratisti i zjarrtë Sergei Zaitsev, 52 vjeç, nga Partia e Putinit, “Rusia e Bashkuara”, u zemërua për pyetjet se si ai i siguroi rezidencën e tij të re.
Pas kësaj, zyrtari i lartë i rrëmbeu mikrofonin gazetarit dhe e kapi për qafe përpara se ta rrëzonte dhunshëm në dysheme.
Gazetari e pyeti atë nëse paratë nga një fond prej 61 milionë funte për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga zjarri në vitin 2015 ishin shmangur për të financuar ndërtimin e shtëpisë së tij private.
Zaitsev – i ulur në tryezën e tij-u përgjigj: ‘Çfarë dreqin po bën këtu?’
Kreu zyrtar i qarkut Shirinsky në rajonin Khakassia – i tha gazetarit 25-vjeçar disa herë që ‘të largohej’.
Ndërsa Zaitsev u ngrit dhe u përlesh fizikisht me të riut, ndërsa gazetari e pyet: “Pse po më shtyn?”.
“Kam më shumë pyetje për ty. Kam ende një pyetje për shtëpinë tënde …. ‘
Shefi i distriktit kërkoi: ‘A është kjo një pyetje e përshtatshme?’
Litomon u përgjigj: ‘Po, është. Kush e ka ndërtuar shtëpinë tënde? ‘
Raportet lokale thonë se shtëpia ishte ndërtuar nga një kompani që fitoi një kontratë fitimprurëse nga Zaitsev për të rindërtuar një sistem kanalizimesh në zonë dhe se shtëpitë e reja për të pastrehët nga zjarret që banorët thonë se janë të një cilësie shumë të dobët.
Shefi rajonal thuhet se është pezulluar nga partia në pushtet prej dy dekadash, “Rusia e Bashkuar”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



