VIDEO/ Rrahman Rrahja, deputeti që mbaroi universitetin 3 dekada pas…
Rrahman Rrahja, deputet i Partisë Socialiste në rrethin e Krujës, shënon në CV që ka mbaruar shkollën e mesme Bujqësore në vitin 1980.
Rrahman Rraja, sot, duke shkuar në parlament
Dhe të tillë si Rrahmani ka plot në Kuvend. Në këtë mënyrë është krijuar në Shqipëri kultura e një Parlamenti ku sundon i pasuri dhe i forti, duke injoruar arsimin dhe dijen.
“Ata që janë në Parlament janë ose disa raste të lidhjes së tyre me krimin për të përfaqësuar interesat e veta personale ose ato me krimin, dhe në disa raste të tjera pastaj, janë thjesht aty për të zbatuar vullnetin e kryetarit dhe nuk kanë lidhje realisht të njohin diçka sepse në fund të fundit do ta ngrijnë dorën aty ku japin urdhër kryetari”, thotë Ermal Hasimja, Pedagog.
“Unë di rast që një nga këto deputetë ka blerë diplomën e lartë, ndërkohë që ai s’kishte mbaruar shkollën e mesme”, tha Moikom Zeqo.
/Top Channel/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



