E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/ Sherri për borxhin, publikohet video kur 31-vjeçari plagos të moshuarin në Durrës!
Lajme

Video/ Sherri për borxhin, publikohet video kur 31-vjeçari plagos të moshuarin në Durrës!

Janë publikuar pamjet e plagosjes me armë të 70-vjeçari Fadil Hunda nga shtetasi Adil Hizdri, 31-vjeç, pak ditë më parë në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur më datë 18 korrik në Durrës, ku shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit mes të lënduarit dhe 31-vjeçarit. Në video shihet qartë kur 70-vjeçari i afrohet pranë makinës së Adil Hizdrit dhe pas një debati, ky i fundit e qëllon me armë. I moshuari largohet me vrap dhe tenton të fshihet pas një makine të parkuar aty pranë.  Autori i dyshuar i ngjarjes, është arrestuar nga policia.

Djali i Fadil Hundës, Romir Hunda ka deklaruar se nuk i ka asnjë borxh autorit, ku ndër të tjera thotë se Adil Hizri ka punuar në kompaninë e tij, por është pushuar nga puna pasi i sillte probleme.

“Nuk i kemi asnjë qindarkë borxh, Adil Hizrit. Adil Hizdri është paguar për dy muajt që ka qëndruar në punë në kompaninë tonë. Punonte me karrotrec. E hoqëm nga puna sepse na krijoi disa probleme, përplasi makine. Adili na ka borxh sepse ka bërë dëme te puna. Megjithatë ja fala. I thashë ‘ik se nuk dua të kem të bëj më me ty’. Kemi me shume se 4 muaj qe kemi bere shkëputjen me Adilin. S’kemi pasur kontakte me te. Adil Hizri ka tentuar të më mare peng babain. Im at as që e njeh Adil Hizdrin. Atë ditë e ka marë në telefon ka kërkuar ta takoj. Janë takuar në trotuar. I ka kërkuar të futet brenda n makine. Babai s’ka pranuar dhe aty ai ka qëlluar”, shprehet Romir Hunda.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.