VIDEO/Shiu përmbyt rrugët e Tiranës, kaos në qarkullim
Në pak minuta shi që ra, rrugët e Tiranës janë përmbytur për ditë me radhë . Videotoo tregojnë sesi rrugët e kryeqytetit janë klënë në “dorë të Zotit”. Mungesa e kanalizimeve në Tiranë ka vështirësuar qarkullimin në kryeqytet me vetëm pak minuta reshje shiu. Siç shihet, makinat, motorët, por edhe këmbësorët mezi kalojnë në rrugët e Tiranës, ndërsa gropat me ujë nuk kanë fund.
Qytetaret e Tiranës duhet të marrin masa drastike dhe të pajisen me gondola apo gomone sa herë bie shi, pasi kryetari Erion Veliaj, ndonëse mori mandatin e radhës, nuk ka ndërmend të zgjidhë problemin e rrugëve të përmbytura në kohë me shi, pra të marrë masa për sistemin e kanalizimeve. Tashmë rrugët janë të pakalueshme pasi janë pushtuar nga ujërat e dala nga sipërfaqja, nga mungesa e kanaleve kulluese apo mos funksionimi i pusetave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



