E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video shokuese : Policët  kapin një qytetar dhe e dhunojnë ndërsa shikohet që e shtrijnë në trotuar
Lajme

Video shokuese : Policët kapin një qytetar dhe e dhunojnë ndërsa shikohet që e shtrijnë në trotuar

Një video shokuese është publikuar në rrjetet sociale teksa tre efektivë policie kapin një qytetar dhe e dhunojnë ndërsa shikohet që e shtrijnë në trotuar.

Pasi e prangosin, dy prej efektivëve e mbajnë ndërsa njëri prej tyre e qëllon me grushta por në të njëjtën kohë qytetari fillon ti flasë pasi ankohet për marrje fryme dhe që ta ngrejnë nga trotuari.

Ndërsa efektivët e kanë ngritur në këmbë, me sa duket i riu ka marrë plagë në trup pasi ju drejtua njëri prej efektivëve:

Qytetari: Ngrimëni se jam me astëm, po më zihet fryma. Veç për këtë të çame ke për ta parë ti te reparti!

Efektivi: Ëë, si?.

Qytetari: Ke për ta parë tek reparti vetëm për këtë të çame– (pas kësaj polici i gjuan sërish me grusht në fytyrë ndërsa dy efektivët e tjerë e mbajnë).

Efektivi: Ashtu ëë? Hajt se ta rregulloj unë ty (në këtë moment njëri nga afektyivët që mbante të riun e shtyn kolegun e tij të nevrikosur në përpjekje si duket për të ndaluar konfliktin dhe rrahjen e të prangosurit).

Qytetari:  Ma q*fsh kockën (efektivët e marrin duke e larguar nga vendngjarja ndërsa polici që ushtroi dhunë largohet nga një drejtim tjetër).

Ngjrja ka ndodhur në prani të qytetarëve të shumtë të cilët janë afruar për të parë se çfarë ka ndodhur.

Video është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha përkrah të cilës shkruan: Pasi e ka lidhur me hekura, e qellon si kafshe! Kjo eshte narkopolicia e narkohorrave! Shikoni videon. sb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.