VIDEO/ Shpallet në kërkim policor ‘shëruesi seksual’, policia i shkon në banesë, por…
Shefqeti, shëruesi i vetëshpallur, i shfaqur disa ditë më parë nga emisioni “Stop” në një video ku duket teksa prek organet intime të një mashkulli, është shpallur në kërkim policor.

Masa vjen pasi emisioni “STOP” në “Tv Klan”, ka transmetuar pamje që e implikojnë në aktivitetin e ngacmimit seksual dhe të mashtrimit, shtuan të njëjtat burime.
Shpallja e tij në kërkim policor, vjen në kushtet kur Shefqeti është zhdukur nga ‘radarët’ e policisë. Burime nga policia lokale bënë me dije se, pas transmetimit të pamjeve në emisionin televiziv, një kërkim është bërë në banesën e 55-vjeccarit në fshatin Pllan të Lezhës për ta ndaluar, por ai nuk është gjetur aty.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



