VIDEO/ Shqipëria nën pushtetin motit me reshje/ Durrësi mbulohet nga uji! Probleme dhe në aksin Rinas-Tiranë
🎥VIDEO Shqipëria nën pushtetin motit me reshje
Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë sjellë vështirësi në qarkullin e automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës.
SHIKO VIDEON🎥Lana del nga shtrati🎥
Raportohet se rruga dytësore është permbytur në disa pika. Ndërsa është bllokuar qarkullimi në korsinë Tiranë-Durrës.
Gjithashtu probleme raportohet se ka pasur edhe në rrugën e Rinasit.
Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta kanë përfshirë vendin tonë mesditën e sotme.
Në qytetin e Durrësit kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi dhe rrugët janë përmbytur duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave. Probleme në qarkullim janë hasur edhe në aksin Rinas-Tiranë, pas reshjeve të dendura të shiut.
Tirana është pushtuar gjithashtu nga reshje të dendura të cilat kanë mbuluar disa zona me ujë. Vetëm pak minuta kanë mjaftuar që të krijohet kaos në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave.
Më herët u raportua se stuhia e fuqishme “Ciaran”, që deri tani ka përfshirë Evropën dhe ka shkaktuar vdekjen e 12 personave pritet të godasë edhe Shqipërinë.
Nga mesdita e sotme deri ditën e nesërme priten reshje të dendura shiu të shoqëruara edhe me rrebeshe, duke sjellë reshje nga 50 deri në 85 milimetër shi.
Ndërkohë, sipas Meteoalb problematike do të jetë edhe era e fortë, e cila do të arrijë deri në 80 km në orë në det të hapur duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin detar. Ndërkohë, gjatë së shtunës do të ketë edhe rënie të temperaturave që nuk do t’i kalojnë 19 gradë celsius.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet pas stuhisë së shiut, që ka përshirë vendin orët e fundit. Përmes një postimi në Facebook, Veliaj siguron se ekipet e Bashkisë janë terren për çdo emergjencë, ndërsa bën thirrje që për çdo emergjencë të telefonojnë në numrin 112.
“KUJDES – MOT I RËNDUAR. Orët e fundit Tirana është përfshirë nga një stuhi e fortë me reshje të shumta shiu, e ngjashme me stuhinë Ciara që ka goditur Firencen dhe Toskanën gjatë natës. Ju lutem tregoni kujdes në 24 orët në vijim dhe ulni lëvizjet e panevojshme gjersa situata të normalizohet! Ekipet tona janë aktualisht në terren për çdo emergjencë. Ndihmoni fqinjët e moshuar në rast nevoje. Mirënjohje për mirëkuptimin! Tel: 112 për emergjencat. Bashkë. Pa panik e me solidaritet”, shkruan Veliaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



