Video/ Stafi i Erion Veliajt , shan me fjalor banal protestuesit e opozitës
Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka publikuar, një video në FB ku duket stafi i Bashkisë së Tiranës, duke filmuar disa protestues të Partisë Demokratike.
Në video përdoret një fjalor banal, ndërsa avokati ka shtuar se kjo vepër e tyre është “shpërdorim detyre” pasi është kryer në kohën kur kanë qenë në orar të punës.
Postimi i plotë dhe video:
Ja si shajnë me libër shpije stafi i Lali Erit protestuesit e PD ndërkohë që po i filmojnë si fuksa! Shikoni dhe dëgjoni se çfarë fjalori prej halabakësh duke konsumu edhe veprën penale të shpërdorimit të detyrës!!!
Kjo video është material ekskluziv i marrë nga Prokuroria nga Studio Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm(Avokati Altin Goxhaj dhe Avokati Erald Aga) në gjyqin absurd kundër Gentian Mark Gjonaj me akuzën se i ka çarë marmitën Lali Erit në 22 Shkurt 2016 tek Protesta e PD te Parku i Liqenit dhe është dokument ligjor që nuk mund të manipulohet! Ja këta paguhen me taksat tona pavarësisht se taksapaguesit janë si demokratë dhe rilindist! Ky që shan si burgaxhi është stafi i klyshëve të Soros që kanë pushtu Tiranën dhe pastrojnë paratë e mafies së drogës çpor që Luli dhe Pd nuk guxojnë ta akuzojnë se nuk i le Kumbari Soros!!!
https://www.facebook.com/altingoxhaj.al/posts/2043340719287136
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



