E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/  Tiranë pals grushti për  një gërvishtje automjeti, në mes të rrugës te Zogu i Zi
Flash

VIDEO/ Tiranë pals grushti për një gërvishtje automjeti, në mes të rrugës te Zogu i Zi

VIDEO

Një sherr mes disa personave ka ndodhur gjatë pasdites së sotme te rrethrrotullimi i Zogut të Zi në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur policia, sipas të cilës, ka qenë gërvishtja e një makine që ka çuar në këtë situatë.

Policia thotë se 3 persona janë konfliktuar fizikisht me grushta dhe kanë marrë dëmtime të lehta.

Mësohet se personat e përfshirë në sherr ndodhen në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Reagimi i policisë:

Reagim i DVP Tiranë

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën duken disa persona që konfliktohen me njëri-tjetrin, afër Zogut të Zi, ju sqarojmë se:

Ditën e sotme, rreth orës 18:45, afër rrethrrotullimit të Zogut të Zi, shtetasi A. H., 49 vjeç, banues në Dibër, dhe M. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, kanë gërvishur automjetin që drejtonte shtetasi E. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë. Pasi janë gërvishur dy mjetet, kanë dalë të dy palët duke u konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte. Si pasojë e goditjeve kanë marrë dëmtime të lehta.

Të dy palët e përfshira në konflikt janë shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.