E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Tre të rinj dhunojnë barbarisht kamarierin në Berat.
Publik News

VIDEO/ Tre të rinj dhunojnë barbarisht kamarierin në Berat.

Një i ri nga Berati është dhunuar brutalisht nga tre persona të tjerë dhe pasi shembet në asfalt, askush nuk i jep ndihmë.

berat

Pamjet janë publikuar sot nga “Jeta osh Qef”, ku shihet se si disa të rinj dhunojnë barbarisht një bashkëmoshatarin e tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Beratit dhe siç shihet në video, tre djem tërheqin zvarrë viktimën në mes të rrugës dhe e godasin me grushte e shkelma, pa pikë mëshire.

Ndonëse i riu rrëzohet në tokë pranë një makine, një prej djemve vijon ta godasë me grushte e shkelma në kokë e fytyrë, derisa e lë pa ndjenja.

Pamjet janë vërtetë të rënda, ndërsa qytetari tregon se tre djemtë e përfshirë në sherr sot janë në gjendje të lirë.

Asnjë prej kalimtarëve në rrugë nuk ka ndërhyrë për t’i ndarë. Sipas denoncuesit, mendohet se i riu që ra pre e dhunës barbare është kamarier, ndërsa sherri dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

“Ky sherr ka ndodhur para 3 ditësh në qytetin e Beratit, ndërsa sot djemtë janë në gjendje te lire. Është diçka shume e tmerrshme. Nuk i njoh personalisht djemtë. Djali qe është goditur është kamarier me aq sa me thanë ndërsa sherri mendohet se ka ndodhur për motive të dobëta”, thuhet në mesazhin e qytetarit që ka dërguar videon.

Në një komunikatë, policia lokale bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “13 Shtatori”, ku është dhunuar shtetasi me iniciale N.Ç, 30 vjeç, banues në fshatin Duhanas.

I riu ka përfunduar në spital jashtë rrezikut për jetën. Pamjet e dhunës së mashirshme u publikuan sot në media nga një banor i qytetit, sipas të cilit ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë.

Komunikata e Policisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi nëd flagrancë i shtetasve:

  • F.G, 17 vjeç,
  • J.B, 23 vjeç,
  • K.M, 18 vjeç, të tre banues në Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “13 Shtatori” në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht shtetasin N.Ç, 30 vjeç, banues në fshatin Duhanas, Berat, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ”Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 88, 25 të Kodit Penal.


Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.