E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video-“Vrave Ardit Gjoklajn”/ Veliaj i njerr jashtë  studentët
Politikë

Video-“Vrave Ardit Gjoklajn”/ Veliaj i njerr jashtë studentët

Lëvizja për Universitetin ka bërë një denoncim sot në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Lëvizja për Universitetin shkruan se Veliaj ka përzënë nga një takim në godinat 26-27  disa studentë, pasi këta të fundit e kanë akuzuar si përgjegjës për vrasjen e Ardit Gjoklajt.

“Sot paradite Erion Veliaj nisi një takim fasadë në godinat 26-27 të Qytetit Studenti. Studentet dhe aktivistet e Lëvizjes Për Universitetin, Arbjona Çibuku dhe Evelina Dëma, u ngritën në këmbë dhe jo vetëm denoncuan gënjeshtrat e Veliajt për rregullimet e godinave, por edhe i kujtuan se është përgjegjësi kryesor për vrasjen e punëtorit 17-vjeçar Ardit Gjoklaj. Arditi kishte ëndërr të vazhdonte studimet universitare, por grykësia e Veliajt dhe pronarit të firmës së plehrave i morën jetën.

Të bezdisur nga e vërteta, shoqëruesit e Veliajt ndërhynë me forcë, tentuan t’u merrnin celularët dhe në fund i nxorën jashtë studentet nga godina e mjerueshme ku ato banojnë.”-thuhet në postim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.