E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
(Video)Gallatë në Kuvendin e Kosovës/ ‘’Ta kisha shti në gojë”, ‘’a e përdor me gojë shumë a?!”
Publik News

(Video)Gallatë në Kuvendin e Kosovës/ ‘’Ta kisha shti në gojë”, ‘’a e përdor me gojë shumë a?!”

Ka pasur debate të ashpra gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e Kosovës midis Kadri Veselit dhe deputetes së Vetëvendosjes Drita Millaku.

Ka qenë deputetja ajo që ka akuzuar kreun e Kuvendit se ka ka fyer rëndë deputetët e opozitës madje sipas saj i ka sharë. Millaku thotë se sharjet i kanë dëgjuar më vonë, ndryshe pasojat do ishin më të rënda, pasi vetë ajo do i hidhte gaz lotsjellës në gojë.

“Nuk t’kam dëgju që na ke sha me rob se për besë gazin lotsjellës në gojë ta kisha shti”- i ka thënë deputetja e Vetëvendosjes kryetarit të Kuvendit.

Por nuk ka munguar edhe përgjigjja e Kadri Veselit, i cili me shprehjen e tij ka nxitur shumë irritimin e zonjave të Kuvendit të Kosovës.

“E përdor me gojë shumë a? Kujdes me shprehjet se për besë ky është Kuvend”- ka thënë ai.

Më pas Veseli ka thënë se si qenie njerëzore që është mund të bëjë edhe gabime.

(E.K/FAXWEB.AL)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.