E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEOLAJM/ ‘Do udhëtojnë falas 200 mijë qytetarë në ditë’/ Meta: Ky është autobusi i shpresës!
Politikë

VIDEOLAJM/ ‘Do udhëtojnë falas 200 mijë qytetarë në ditë’/ Meta: Ky është autobusi i shpresës!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e quan premtimin e Belind Këlliçit për transport publik falas, si shpresë e madhe për 200 mijë qytetarë të cilët çdo ditë përdorin urbanët. 

Meta ka postuar një video në rrjetet sociale nga momenti i mbërritjes së kandidatit të opozitës në “Air Albania” me autobus. 

“Ky autobuz është autobuzi i shpresës”, thekson Meta. 

“Është një shpresë e madhe jo thjesht për transportin falas çdo ditë për 200 mijë qytetarët e Tiranës, por ky autobuz është një shpresë e madhe se më në fund nuk do të vendosen taksa arbitrare për shërbime që kurrë nuk shkojnë tek qytetarët, por që shkojnë tek pronarët në kërkim ndërkombëtar të inceneratorëve që nuk ekzistojnë“, shton më tej ai. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.