E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vidhte karburante në Fier me kushërinjtë, kush është grabitësja “simpatike” që u arrestua sot
Lajme

Vidhte karburante në Fier me kushërinjtë, kush është grabitësja “simpatike” që u arrestua sot

Gruaja që shihni në foto është Anna nga Mallakastra, 31-vjeçarja e arrestuar nga policia e Fierit si autore e të paktën tre grabitjeve të dokumentuara në tre karburante në qytetin e Fierit.

Paraditen e sotme u arrestua në Fier një 31-vjeçare, pasi ishte kthyer në tmerrin e karburanteve të qytetit duke i vjedhur.

Nga burimet policore u mësua se e ndaluara quhet Ana Malaj dhe se në bashkëpunim me kushëririn e saj 22 vjeç E.G. dilnin natën me makinë, maska dhe të armatosur për të grabitur pika të ndryshme karburantesh.

Nën kërcënimin e armës Ana dhe 22-vjeçari u merrnin karburanteve paratë që ishin në gjendje dhe vetëm gjatë këtij muaji ishin shënuar 3 vjedhje prej tyre.

Por kush është Ana, “gangsterja” që arriti të linte gjurmë në aktualitetin e sotëm? Ajo është 31 vjeçe, banuese në fshatin Visokë të Mallakatrës dhe është vajza që shihni më poshtë.

Nuk dihet ende nëse ishte vetë Anna ideatorja e të gjithë skemës së grabitjes, apo kushëriri i saj 22 vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Fierit, por një gjë është e sigurt, grabitësja nga Mallakastra vepronte me gjakftohtësi, referuar edhe tre rasteve, një i finalizuar në grabitje dhe dy të tjera të mbetura në tentativë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.