VIJOJNË PUNIMET NËPËR KABINA, DISA ZONA TË TIRANËS NGELEN PA ENERGJI ELEKTRIKE
Vijojnë edhe sot punimet për rikonstruksionin e kabinave në kryeqytet.
OSHEE ka njoftuar banorët e kryeqytetit se për shkak të punimeve do të ketë ndërprerje të energjisë në disa zona.
Zonat e prekura nga stakimet e energjisë elektrike për shkak të investimit janë:
•Deri në orën 14:00 pa energji rruga “Ylbere Bylykbashi” rruga e Kavajës pjesërisht, rruga “Shefqet Kuka” tek zona e Freskut
•Deri në orën 15:00 pa energji rruga “Qazim Vathi”, zona Fushë-Mëzez, zona Fushë Misto Mame pjesërisht, rruga “Ferit XHajko”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



