E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Viktor Orbán diktator?
Flash

Viktor Orbán diktator?

Indrit Vokshi

 

Mark Rutte qeverisi 14 vjet. Angela Merkel 16 vjet. Jean-Claude Juncker 18 vjet. Mos u merrni me vitet.

Tjetra: diktatorët nuk rrëzohen me zgjedhje. Nuk lejojnë zgjedhje. Nuk urojnë kundërshtarin, siç bëri Orbán me Péter Magyar.

Orbán u largua natyrshëm. U ngrit populli, votoi kundër dhe ai iku. Ku është diktatura këtu?

Qeverisja dhe orientimi i tij janë çështje tjetër. Pa dyshim, Gjermania ndikoi në konsolidimin e opozitës, duke i dhënë kredit dhe legjitimitet.

Në një bisedë me drejtues të RSI, u theksua se Hungaria është terren i fortë i industrisë gjermane dhe austriake. Graviteti politik anon natyrshëm në atë drejtim.

Edhe vetë Orbán, në fillimet e tij, u përkrah nga Merkel. Kjo nuk është sekret. Është logjikë gjeopolitike. Edhe në aspekt kulturor, breza të tërë kanë pasur gjermanishten si gjuhë të dytë.

Në diskutime me përfaqësues të Fidesz në strukturat e BE-së, politika sovraniste mbi emigracionin dhe çështjet “gender” argumentohet në mënyrë të strukturuar. Brenda një strukture si BE-ja, kombet nuk janë homogjene; organizatat joqeveritare janë më uniforme, sepse prodhohen nga të njëjtat qendra ndikimi.

Refuzimi i politikave të emigracionit apo i agjendave “gender” nuk përkufizon diktaturë. Këto janë zgjedhje politike, jo kritere për regjime.

Lidhjet me Vladimir Putin? Nuk është e qartë si përkthehen automatikisht në diktaturë. Angela Merkel kishte Nord Stream 1 dhe 2. Silvio Berlusconi mbajti marrëdhënie të afërta me Moskën. David Cameron deklaronte se Britania do të promovonte interesat kineze. Këto janë lëvizje interesi shtetëror, jo etiketime ideologjike.

Mos e krahasoni me Shqipërinë. Këtu, Partia Demokratike dhe Alex Soros urojnë së bashku Péter Magyar për “çlirimin” e Hungarisë nga diktatura. Ndërkohë, një figurë brenda Partia Socialiste e Shqipërisë që të përballet realisht me Edi Rama dhe ta mundë me diferencë të thellë nuk ekziston në horizont.

A na duhet një “Péter Magyar” shqiptar, 45 vjeç dhe premtues? Po. Por kjo nuk e bën të mundshëm.

Me shumë gjasë, në vitin 2029 do të kemi sërish Sali Berisha si kandidat për kryeministër, në përpjekje për të bashkuar fraksionet dhe për të rrëzuar regjimin.

Orbán iku me zgjedhje. Iku normalisht, pas 16 vitesh në pushtet. Problemi nuk është ai. Problemi është tifozllëku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.