E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vila katërkatëshe e familjes Lala  e ngritur mbi falsifikime, prokuroria zbulon se…
Publik News

Vila katërkatëshe e familjes Lala e ngritur mbi falsifikime, prokuroria zbulon se…

Prokuroria ka konstatuar  disa paligjshmëri lidhur me ndërtimin që është bërë jo nga vetë familja në emër të gjyshes së shtëpisë Sahadete Lala.

Nga hetimet rezulton se vila 4 katëshe nuk është ndërtuar nga vetë familja por nga shtetasi Rasim Shehu i cili për të bërë legalizimin në emër të Sahadete Lalës ka përdorur një akt të falsifikuar.

Shehu e ka ndërtuar këtë objekt me porosi të familjes Lala, pa projekte të miratuara në lidhje me strukturën dhe qëndrueshmërinë e objektit.

Pas kryerjes se procedurës së legalizimit të objektit dhe nevojës për regjistrimin e tij, nga ana e shtetases Nevjana Isufi  me profesion Arkitekte dhe aktualisht drejtuese ligjore e shoqërisë J&F Architectural Designer SHPK, është firmosur në emër të shtetasit Vasil Gjoni me detyrë Inxhinier lidhur me plan rilevimin e banesës dhe planvendosjes së saj. E pyetur lidhur me këtë fakt ajo ka deklaruar se ka firmosur në emër të studios.

“Ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetases Nevjana Isufi, në cilësinë e hartuesit të ‘Planit te rilevimit’ datë 30.10.2015 për pasurinë në emër te shtetases Sahadete Lala shtetasja Nevjana Isufi ka nënshkruar në emër të Ing. Vasil Gjoni i cili nuk e ka përpiluar dhe nënshkruar këtë ‘Plan Rilevimi’, duke sjellë për pasojë regjistrimin e pasurisë me një plan rilevimi të falsifikuar dhe duke kryer në këto kushte veprën penale të ‘Falsifikimit të dokumenteve’ parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Edhe për këtë rast, prokuroria ka administruar një sërë provash e dokumentacionesh nga Kadastra Durrës dhe formularët e pagesave. Ndërkohë që figuron në dokumentacione edhe emri i ish-kreut të ALUIZNI-t Flamur Gjuzi dhe Ing. Ilirjan Keçi ish-Përgjegjësi i Sektorit të Hartografisë dhe Përpunimit të Informacionit Gjeografik në ALUIZNI-n Durrës.

Si pasojë e shembjes së banesës nga lëkundjet e tërmetit humbën jetën nën rrënoja Amelia Lala, Emiljo Lala, Enisa Lala, Dionis Lala, Sahadete Lala, Ilir Lala, Griselda Lala dhe Marjeta Lala. I vetmi i mbijetuar ishte 17-vjeçari Ramë Lala. Kjo familje ishte dhe më e goditura nga tragjedia e 26 nëntorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.