E martë, 10 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Viola Haxhiademi largohet nga KESH-i, Algert Luzi merr drejtimin e korporatës
Lajme

Viola Haxhiademi largohet nga KESH-i, Algert Luzi merr drejtimin e korporatës

Vijojnë lëvizjet në drejtimin e institucioneve të rëndësishme të sektorit energjetik. Viola Haxhiademi është larguar nga posti i drejtueses së Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), ndërsa në vend të saj është emëruar Algert Luzi.

Lajmi konfirmohet nga burime brenda korporatës, sipas të cilave Luzi pritet të marrë tashmë përgjegjësinë për drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme të sektorit publik të energjisë në Shqipëri.

Haxhiademi kishte marrë drejtimin e KESH-it pas largimit të Erald Elezit. Përpara këtij emërimi, ajo kishte mbajtur edhe funksionin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Largimi i saj nga drejtimi i korporatës vjen në një moment delikat, pasi emri i Haxhiademit është përmendur në kuadër të zhvillimeve hetimore të Prokurorisë së Posaçme lidhur me dosjen e njohur si “Balluku”.

Kjo çështje, që lidhet me ish-zëvendëskryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka vënë në vëmendje edhe emra të tjerë të administratës dhe drejtues të institucioneve që kanë qenë pjesë e sektorit të infrastrukturës dhe energjisë.

Ndërkohë, emërimi i Algert Luzit shënon një tjetër ndryshim në kupolën drejtuese të institucioneve energjetike, në një periudhë kur sektori po përballet me zhvillime të rëndësishme administrative dhe hetimore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.